Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka

Haskuka e Muharremaj bashkojnë forcat kundër mbeturinave

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka gjatë ditës së sotme kanë kryer një aksion të përbashkët për pastrimin e ambientit.

Në njoftimin e Komunës së Suharekës thuhet se dy kryetarët e komunave fqinje, Bali Muharremaj dhe Mytaher Haskuka, sot së bashku ishin pjesë e pastrimit përgjatë magjistrales Suharekë – Prizren.

Muharremaj ka thënë se sot kanë shënuar simbolikisht fillimin e aksionit për pastrimin e ambientit, i cili sipas tij, do të mbetet prioritet tash e tutje.

“Me Kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka në kufirin mes Prizrenit dhe Suharekës në dy drejtimet gjatë magjistrales, filluam pastrimin nga mbeturinat. Përkushtimi për një ambient të pastër dhe të gjelbërt do të vazhdoj dhe nuk do të ndalemi.”, ka deklaruar kryetari i Suharekës.