Foto: Facebook/Mytaher Haskuka

Haskuka e drejtuesit e LDK-së në Prizren bisedojnë për koordinimin sa më të mirë të koalicionit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka është takuar sot me udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haskuka përmes një publikimi në Facebook ka thënë se në këtë takim ka uruar kryetarin e ri të degës së LDK-së në Prizren, Anton Qunin.

Tutja ai ka shtuar në këtë takim kanë diskutuar për koordinim sa më të mirë të bashkëqeverisjes lokale.

“Sot në takim prita përfaqësuesit e kryesisë së degës së LDK-së në Prizren, përkatësisht kryetarin e ri të kësaj dege, Anton Quni dhe ish kryetarin dhe deputetin aktual, Haxhi Avdyli. Me këtë rast, kryetarit Quni i urova suksese në postin e ri, ndërkaq në bashkëbisedim diskutuam rreth koordinimit sa më të mirë të koalicionit në qeverisjen lokale”, ka shkruar Haskuka.