Haskuka akuzon Mujën për keqpërdorim të buxhetit për Kompleksin Memorial në Korishë

Kryetari aktual i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka akuzuar ish-kryetarin e komunës së këtij qyteti, Ramadan Muja për keqpërdorimin e buxhetit të ndarë për ndërtimin e Kompleksit Memorial në Korishë.

“Edhe pse si qeverisje nuk kemi pasur dëshirë të humbim kohë me parregullsitë e qeverisjes së kaluar, si detyrë e jona ishte edhe raportimi i parregullsive dhe keqpërdorimeve, ku më shumë se 58 raste i kemi dërguar në organet e gjyqësisë. Po çfarë mentaliteti qeverisës ka pasur Klani Pronto mund të vërehet edhe nga ato se çka kanë bërë në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve. Shembull konkret “Kompleksi Memorial i Martirëve në Korishë”, ka shkruar Haskuka në profilin e tij në “Facebook”.

Haskuka thotë se ky projekt ka filluar në vitin 2011 dhe kosto ka qenë mbi 193 mijë euro por punimet sipas tij nuk janë kryer fare.

“Ndërtimi i Kompleksit Memorial në Korishë ka filluar në vitin 2011. Kostoja e projektit është 145,891 Euro. Komuna e Prizrenit ka paguar kompaninë për përfundimin e këtij projekti, edhe pse punimet nuk ishin kryer. Për më shumë, në vitin 2016 Drejtoria e Administratës me datën 14.10.2016 ka nënshkruar edhe një kontratë të re për Rregullimin e Memorialit në Korishë me vlerë 47,142 Euro. Qeverisja e kaluar për Memorialin e Korishës ka paguar në total 193,033 Euro për dy kompani private, por siç shihet nga fotot përsëri punimet nuk janë kryer as për së afërmi”, ka shkruar tutje ai.

Ai madje ka thënë se si është e mundur që të bëhen dy pagesa për një projekt të papërfunduar.

“Si është e mundur që dy herë të paguhet për një projekt dhe të mos përfundojë? Pse janë bërë pagesat kur projekti nuk ka përfunduar? A nuk është ky keqpërdorim i parasë publike edhe në varrezat e atyre që dhanë jetën për liri? Është për keqardhje se si është keqpërdorur buxheti komunal edhe në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve”, ka shkruar Haskuka.

Image may contain: outdoor

Image may contain: mountain, sky, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, basketball court and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: people standing and outdoor

Image may contain: mountain, outdoor and nature