Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk ishin në varrimin e policit

Në ceremoninë e varrimit të oficerit të Policisë së Kosovës, Izet Demajt, i vrarë në krye të detyrës në Istog, nuk kanë marrë pjesë dy drejtuesit e institucioneve kryesore të vendit.

Për dallim nga kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që është zhvilluar dje në varrezat e dëshmorëve në Koshare.

KALLXO.com u ka dërguar pyetje edhe Presidencës edhe Kuvendit për arsyen e mospjesëmarrjes së tyre në ceremoni, por deri në momentet e publikimit të këtij raporti këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje.

Thaçi e Veseli kishin reaguar në ditën e rënies së policit Demaj, në përpjekje për të parandaluar një grabitje banke në Istog.

Thaçi: Kosova sot e humbi një polic të guximshëm

Veseli: E gjithë Kosova ndien dhimbje për humbjen e heroit të ligjit

Izet Demaj u vra nga plumbat e grabitësit Kamer Metaj, i cili kishte hyrë për të grabitur filialin e bankës NLB ku kishte marrë peng edhe qytetarë.

VIDEO +18: Momenti i vrasjes në Istog

Oficeri i Policisë është varrosur me nderime të larta shtetërore pranë shokëve të tij – luftëtarë të UÇK-së, të rënë për lirinë e Kosovës.

Fjalim emocionues i vajzës së policit Izet Demaj (VIDEO)

www.kallxo.com