Nait Hasani, mbledhja e Komisionit...

Hasani: Institucionet po kërkojnë rritje të koeficientit për pagat

Seanca e Kuvendit ka filluar diskutimet për projektligjin për pagat në sektorin publik.

Nait Hasani nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media tha se ka pranuar shumë ankesa nga institucione të ndryshme për shkak se kanë kërkuar ngritje të koeficientit në paga.

“Komisioni për Administratë Publike dhe Media e ka marrë projektligjin dhe ka propozuar që ky projektligj të shkojë në Kuvend dhe rekomandoj që ky projektligj të kalojë në lexim të parë. Ne kemi marrë ankesa e shkresa nga shumë institucione për këtë projektligj. Secili përfitues i pagës merr pagën por shërbimin që bën. Ne kemi marrë vërejtje edhe nga komisioni evropian për ndryshimin e disa termeve. Secili institucion ka kërkuar ndarjen e koeficientit, janë gjithsej 29 koeficiente, ku kanë kërkuar që secili nga institucionet që janë ankuar të kenë rritje në koeficient”, tha Hasani.