Hasan Ismajli, kandidat i AAK-së për kryetar të Fushë Kosovës

Garës për kryetar të Komunës së Fushës Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i prijë Hasan Ismajli.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mandatuar Hasan Ismajlin si kandidat për kryetar të Fushë Kosovë

Kështu ka njoftuar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes Facebookut.

“Për vite me radhë ai është një luftëtar i madh në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Fushë Kosovës, andaj me plotë bindje e themi se Hasan Ismajli është zëri i tyre. Ai do të jetë kandidat i Aleancës për kryetar të Fushë Kosovës, në funksion të realizimit të Programit Zgjedhor që do të sjellë më shumë punësim e mirëqenie”, tha Haradinaj.

“Për Fushë Kosovën, Hasan Ismajli nuk është vetëm sportisti legjendar të cilit i brohorisnin në stadiume. Ai është njeriu i tyre, të cilit mund t’i drejtohen për të gjitha kërkesat, një prej njohësve më të mirë të funksionimit të komunës”, thuhet tuje në postimin e të parti të AAK-së.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021.