Haraqija Gjente Klientë për Viza

“Roli i Haraqisë ishte për të siguruar klientë për grupin. Dëshmitarë të shumtë kanë dhënë prova se ai ishte duke rregulluar viza italiane për ta,” thuhet në aktakuzën e prokurorit Allen Cansick.

Në aktakuzë gjithashtu bëhet e ditur se ekziston një përgjim telefonik lidhur me këtë.

” ka pasur 80 nga Gjakova,” citon prokuroria një përgjim të Haraqisë i cili përgjim sipas prokurorisë në kontekstin e përdorur i referohet numrit të personave për të cilët u përpoq të rregullojë viza.

KALLXO.com provoi të kontaktojë me Teki Bokshin, avokatin e Astrit Haraqisë në lidhje me akuzat me të cilat ngarkohet ish-ministri i Kulturës, por Bokshi ishte i paarritshëm.

Së bashku me Astrit Haraqinë dhe Ukë Rugovën akuzohen edhe 18 persona të tjerë.

Ukë Rugova akuzohet për krim të organizuar në lidhje me trafikim migrantësh dhe për këtë vepër penale mund të dënohet deri në 10 vjet burg.

http://kallxo.com/sa-vjet-burg-rrezikon-uke-rugova/

KALLXO.com shkroi dje se sipas aktakuzës në shtëpinë e Ukë Rugovës u gjetën armë.

http://kallxo.com/ne-shtepine-e-uke-rugoves-u-gjeten-arme/

Aktakuza ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve u ngrit më 19 maj.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-uke-rugoves/