Labinot Tahiri e Ekrem Mustafa - Foto: Facebook/LabinotTahiri

Haradinaj zyrtarizon ministrin Ekrem Mustafa (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nënshkruar vendimin me të cilin e emëron Ekrem Mustafën në postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

KALLXO.com ka siguruar vendimin për emërimin e Mustafës, i cili është bërë të hënën, në ditën kur është shkarkuar ministri Bejtush Gashi.

Vendimi për emërimin e Ekrem Mustafës në postin e ministrit të Punëve të Brendshme

Emërimi i Ekrem Mustafës vjen pas kërcënimeve që deputeti nga AKR, Labinot Tahiri, i ka bërë kryetarit të partisë, Behgjet Pacolli, se do ta braktisë partinë nëse nuk emërohet një ministër nga qyteti prej nga vjen ai, Ferizaj.

https://kallxo.com/bejtush-gashi-kurban-i-kercenimit-te-labinot-tahirit/