Haradinaj, zyrtarëve në Telekom: Mos nënshkruani kontrata të dëmshme!

Kryeminstri Ramush Haradinaj tha se dalja nga gjendja në Telekom duhet të jetë e saktë dhe pa bërë gabime.

Kryeminsitri, ndër të tjera, u ka bërë thirrje zyrtarëve në Telekom të mos nënshkruajnë kontratë të dëmshme për kompaninë publike.

“Nuk mund t’i japim pare të popullit një kompanie që nuk i ka sqaruar disa gjëra. Duhet kërkuar llogari. Ju bëj thirrje mos të nënshkruajë më kush as vazhdim kontrate, as kontratë që nuk është në terma të biznesit e shpjegueshme, e cila e mbron interesin e kompanisë publike, pra ata njerëz i paguani ju edhe bordin edhe drejtorin e Postës edhe kushdo që është aty. Pra ata njerëz të mos nënshkruajnë kontratë të dëmshme për kompaninë publike. Kjo është thirrja ime, kushdo që e nënshkruan do të përballet para ligjit”, tha Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës.