Haradinaj zgjat afatin për vizat, nga qershori në vjeshtë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka parë vjeshtën si një mundësi që të ndodhë diçka në drejtim të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Mendoj se për këtë qershor janë herët vizat por mendoj se në vjeshtë do të ketë diçka, por hyrja në agjendë është me rendës të BE-së”, tha ai.

Poashtu kreu i ekzekutivit ka folur edhe për takimin me kancelaren gjermane Merkel për të cilin ka thënë që do të jetë takim bilateral.

“Me respektin më të madh do të shkoj në vizite pune te Merkel, ky është takim i parë bilateral Kosovë Gjermani dhe është sukses i madh. Vendimi i taksës është vendim sovran i qeverisë është masë legjitime dhe janë procese të ndara, nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë”, tha ai.

Vjeshta nuk ka qenë afati për liberalizim të vizave për qytetarët, i pari i qeverisë në disa nga deklarimet e tij të mëhershëm ka përmendur qershorin si muaj të vizave.