Kryeministri Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Haradinaj- VV-së: Dalloni Kundërshtimin Politik nga ai Ndaj Gjyqësorit

Kryeministri Ramush Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook u është drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe drejtuesve të Vetëvendosjes.

Haradinaj ka shkruar se “kundërshtimet politike kundër marrëveshjeve të rrezikshme, kanë qenë janë dhe mbeten legjitime, ndërsa kundërshtimet ndaj institucioneve të gjyqësorit, dalin në terren tjetër, me presedanë të rrezikshëm për vendin”.

Haradinaj tregoi edh një herë se ka qëndrimet  e njëjta sikurse që i kishte në kohën kur ka qenë kryetar i AAK-së.

Kryeministri ftoi Lëvizjen Vetëvendosje që të bëjë dallimin mes kundërshtimit politik dhe atij ndaj gjyqësorit.

“Gjyqësori, edhe ashtu në vështirësi, dobësohet edhe më tepër kur deputetët e zgjedhur e kundërshtojnë atë. Këtë thirrje e bëj si kryetar qeverie, si kryetar partie, por edhe si qytetar i Kosovës”, shkruhet në postimin e Haradinajt.

Ai shtoi se nuk do ta përkrahë LVV-në, kur ky subjekt kundërshton gjyqësorin.

Gjatë ditës së sotme, tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar pas një urdhër- arresti nga gjyqtari Beqir Kalludra.

Ky urdhër-arrest erdhi pasi që Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi, Albulena Haxhiu, kanë neglizhuar seancat gjyqësore për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, duke mos marrë pjesë në to.

Haradinaj edhe më herët gjatë ditës shkroi pas arrestimit të deputetëve të VV-së.

http://kallxo.com/haradinaj-legjitimon-gazin-lotsjelles-ka-pasur-efekte-te-mira-per-vendin/

Policia e Kosovës njoftoi se pesë policë janë lënduar, pasi arrestimi i tre deputetëve u kundërshtua nga deputetë e aktivistë të Vetëvendosjes, ndërsa për lëndime u ankuan edhe ata që kundërshtuan arrestimet.

http://kallxo.com/policia-tregon-si-arrestoi-deputetet/