Haradinaj: Veç mu ka Tekë me ua Falë Borxhin e Ujit Bizneseve

Kryeministri Ramush Haradinaj, në Emisionin “Jeta në Kosovë”, u pyet edhe për faljen e borxhit për ambalazhuesit e ujit.

Kur u pyet pse i fali, Kryeministri tha se “veç mu ka tekë” të nisë prej tyre.

“Veç mu ka tekë me ja nisë prej qatyne, me bo ni shembull të mirë, janë prodhues të vendit, uji i Kosovës, punëtorët e Kosovës, për popull të Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai tha se do të vazhdojë edhe me masa tjera, me shumë prodhues të vendit për t’ua hequr siç tha “shumë ngarkesa që ata i kanë”.

Deklaratën e Haradinajt pë faljen e borxhit ambalazhuesve të ujit mund ta ndiqni në vijim,

Haradinaj  në “Jeta në Kosovë” foli për 100 ditët e qeverisë së tij.