Ramush Haradinaj

Haradinaj uron komunitetin rom për festën e tyre

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka uruar qytetarëve të komunitetit rom dhe përfaqësuesve të tyre në institucionet e vendit me rastin e Ditës së Komunitetit Rom.

Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se komuniteti rom është pjesë e pandarë e shoqërisë dhe që sipas tij, Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet.

“Më 8 prill në tërë botën kremtohet kultura, identiteti dhe historia e romëve. Komuniteti rom është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë. Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet, dhe përkushtimin për të krijuar klimën sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e romëve respektohen plotësisht e në çdo kohë. Qytetarëve të komuniteti rom dhe përfaqësuesve të tyre në institucionet e vendit, urime Dita Ndërkombëtare e Romëve”, ka shkruar i pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj.