Haradinaj u shpërndanë ëmbëlsira për 28 Nëntor policëve në detyrë

 

Me rastin e festës së 28 nëntorit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar policët të cilët në këtë ditë feste janë në detyrë duke i shpërndarë atyre ëmbëlsira.

“Sot, në nderim të punës së tyre të palodhshme, nga një ëmbëlsirë policëve për festë. Tradita vazhdon!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri Haradinaj zakonisht në festa ka vizituar pjesëtarë të Policisë së Kosovës.