Haradinaj viziton fermeret ne Rahovec Foto: ZKM

Haradinaj u premton ndihmë fermerëve të Rahovecit që u dëmtuan nga breshëri (FOTO)

Pak ditë pasi që ia dha zonën ekonominë, Ramush Haradinaj ka vizituar bashkëpartiakun e tij, Smajl Latifi në Rahovec.

Haradinaj së bashku me Latifin kanë vizituar zonën ekonomike në Opterushë, që sipas kryeministrit do të ofroj lehtësira për bizneset që të zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe do të ketë hapje të vendeve të reja të punës.

Haradinaj u premtoi qytetarëve të Rahovecit se do ti përshpejtojë dhënien e subvencioneve për fermerët, të cilët janë dëmtuar së fundi nga breshëri.

“Qeveria e vendit do të përshpejtojë dhënien e subvencioneve që të paktën t’iu dalë në ndihmë fermerëve të kësaj ane dhe banorët e Rahovecit do ta kenë përkrahjen e qeverisë për realizimin e të gjitha projekteve me rëndësi për qytetarët e kësaj Komune”, tha Kryeministri Haradinaj, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Haradinaj ndër tjerash tha se do t’i shqyrtojnë mundësitë që të mbrohen nga breshëri, sepse është vështirë që dilet ballë dëmeve financiare nëse këto situata të ngjashme përsëriten çdo vit.

Gjatë vizitës në këtë qytet, kryeministri ka vizituar edhe palestrën sportive e cila është duke u ndërtuar.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Haradinaj ka deklaruar se do të vazhdojë vizitat në të gjitha Komunat, për siç thotë ai, “Për të punuar me kryetarët e komunave në zgjidhjen e problemeve me të cilat ato përballen”.

Haradinaj viziton fermeret ne Rahovec Foto: ZKM

Kryeministrit Haradinaj viziton Komunen e Rahovecit
Fotografi nga vizita e Kryeministrit Haradinaj ne Rahovec Foto: ZKM

Haradinaj viziton fermeret ne Rahovec Foto: ZKM