Haradinaj: T’u dalim në ndihmë fëmijëve të SOS fshatit

Në mbrëmjen e sotme të organizuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Klubi i Prodhuesve, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se si prindër ai dhe bashkëshortja e tij Anita kanë ofruar mbështetjen e tyre private.

“Së bashku, për një mision të shenjtë, aty ku është më me rëndësi dhe ku ndjejmë më së shumti, në ndihmë të fëmijëve.“Një ndihmë e vogël për një vepër të madhe – një shtëpi të lumtur për secilin fëmijë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai gjithashtu ka thënë se kësaj kauze humane i është përgjigjur edhe në cilësinë e kryetarit të Qeverisë, përmes përkrahjes institucionale.