Haradinaj: Trepça do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar pas regjistrimit të ndërmarrjes “Trepça” në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK) si Shoqëri Aksionare.

Haradinaj ka theksuar se kjo ndërmarrje do të jetë krah i fuqishëm për ekonominë e Kosovës.

“Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë”, ka shkruar kryeministri në rrjetin social ‘Facebook’.

https://kallxo.com/trepca-regjistrohet-si-shoqeri-aksionare-ne-arbk/