Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj toleron zv/ministrin e akuzuar për korrupsion

Kryeministri Ramush Haradinaj lidhur me aktakuzën ndaj zëvendësministrit Bujar Nerjovaj, ka deklaruar se është rast i vjetër dhe si e tillë nuk paraqet asnjë problem për qeverisjen e tanishme të tij.

“Është një lëndë e vjetër, nuk është gjatë kohës së qeverisjes. Kushdo që akuzohet për vepër në përgjegjësinë që e ka tash, do të veprohet menjëherë. Ajo është një lëndë e vjetër. Zotëri Nerjovaj është i akuzuar në raste tjera, pra s`ka të bëjë me përgjegjësinë e tashme”, ka deklaruar Haradinaj.

 

https://kallxo.com/pas-aktakuzes-ndaj-zv-ministrit-nerjovaj-reagon-kryeministri-haradinaj/

 

Lidhur me raportimin e KALLXO.com për rritjen e buxhetit për Zyrën e kryeministrit Haradinaj ka deklaruar se ajo rritje nuk është direkte, por se ka bartje të mjeteve nga disa agjenci.

“E lexova një lajm që iu është rrite buxheti zyrës së Qeverisë. Nuk ka ndodhë rritja e buxhetit, por ka disa bartje të disa agjencive tek ne. Dhe kjo bartje nënkupton edhe bartjen e buxhetit të agjencive tek ne. Unë s`kam bërë kërkese për rritje të buxhetit për Zyrën e KM. Po iu siguroj që s`kemi bërë kërkesë për ngritje të buxhetit për Zyrën e Kryeministrit”, ka thënë Haradinaj.

https://kallxo.com/haradinaj-ia-rrite-buxhetin-vetes-per-1-8-milion-euro/

 

Ai është deklaruar edhe për dorëheqjen e Gent Begollit nga Drejtori i Telekomit të Kosovës.

Ai ka thënë se Begolli ka komunikuar me të para se të dorëhiqej nga posti.

“Kam komuniku me Gentin para se me dhanë dorëheqje, kemi bisedu. Mi ka spjeguar sfidat që i ka për me marrë vendimet. Për vështirësitë që i ka kompania, borxhet e problemet. Vizioni që ka Genti për kompaninë… Dhe ka kërkuar që të lirohet nga detyra. Por Gent Begolli mund të kryer punë në vende tjera”, ka deklaruar Haradinaj.