Haradinaj në Prekaz | Foto: ZKM

Haradinaj thotë se Prekazi ka shumë histori

Kryeministri Ramush Haradinaj teksa bëri homazhe te varret e Tahir e Nebih Mehës, tha se rezistenca e tyre në vitin 1981 tregoi se shqiptarët më nuk do të frikësoheshin.

“Rezistenca dhe lufta heroike e Tahir dhe Nebih Mehës tregoi se shqiptarët nuk do të frikësohen më para regjimit të atëhershëm që burgoste dhe maltretonte rininë e Kosovës”, tha Haradinaj, sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Më tutje Haradinaj tha se Prekazi bashkon shumë histori për shqiptarët.

“Edhe më herët ishte Ahmet Delia, tani është Tahiri e Nebihi, por ai që vërtet na nderon gjithë neve si komb është komandanti legjendar Adem Jashari, familja Jashari”, tha kryeministri.

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari tha se rënia e Tahir e Nebih Mehës 37 vjet më parë motivoi të rinjtë dhe të rejat për ta dashur atdheun.

Ilir Meha, nipi i Tahir Mehës, falënderoi kryeministrin Haradinaj për ardhjen në Prekaz, për të nderuar gjakun e derdhur për liri.

Haradinaj vizitoi edhe shtpinë nga e cila rezistuan Mehajt, ndërsa ia dha Ilir Mehës flamurin kombëtar.