Takimi i Haradinajt me biznesmenët | Foto: ZKM

Haradinaj Thotë se Bizneset do ta Kenë Partnere Qeverinë

Kryeministri Ramush Haradinaj priti sot përfaqësues të Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, biznesmenët me të cilët u takua ia uruan Haradinajt zgjedhjen Kryeministër.

Haradinaj u tha këtyre biznesmenëve se “në qeverisje ka munguar logjika e zbatimit dhe se tani po punohet shumë që vendimet qeveritare të gjejnë impelmentim në afate optimale”.

Haradinaj pastaj u zotua se bizneset do ta kenë partnere Qeverinë e Kosovës.

“Afaristët e kanë informuar të parin e Qeverisë së vendit për investimet e tyre në projekte të reja, ndërsa ai u ka thënë atyre se do ta kenë partner Qeverinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.