Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com

Haradinaj: Të vlefshme këshillat e miqve amerikanë

Kryeministri Ramush Haradinaj teksa njoftoi se u takua me profesorin dhe analistin Daniel Serwer, i konsideroi të vlefshme këshillat amerikane.

“Këshillat e miqve amerikanë janë të vlefshme për politikën tonë”, shkroi Haradinaj në facebok.

Ai më pas tregoi se për çfarë bisedoi me Serwer-in.

“Me ekspertin amerikan bashkëbiseduam për proceset që po i kalon Kosova në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe për politikat e BE-së për zgjerim”, shkroi më tutje Haradinaj.

Serwer dje mbajti një ligjëratë në Prishtinë.