Konferencë për media pas takimit në Berlin, 07.06.2019

Haradinaj: Të enjten është planifikuar skenari për krizë humanitare në Veri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar skenarin e mundshëm të Serbisë që të krijohet një krizë humanitare në veri.

Haradinaj para gazetarëve tha se kanë informacione për një gjë të tillë, por se nuk do ta lejojnë.

“Kemi prova të këtij skenari të tillë, njerëz të involvuar, nuk do të lejojmë një gjë të tillë për qytetarët e Kosovës. Ne e dimë që target kohë e kanë të enjten për këtë skenar, ekziston një tendencë që me na i mbyllë sytë para kontrabandës”, tha kryeministri.

Edhe ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar për një tentim të biznesmenëve dhe zyrtarëve të Beogradit për të paraqitur një katastrofë humanitare në pjesën veriore të Kosovës.

Ai madje ka publikuar edhe emrat e personave që po tentojnë të organizojnë këtë plan.

Sipas burimeve të mekanizmave të sigurisë së Kosovës, ky organizim do të asistohet me logjistikë dhe forma tjera edhe nga organizata e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri, e cila udhëhiqet nga Stevo Paviçeviq. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim dhe ftojmë kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve”, ka shkruar tutje Haradinaj.

https://kallxo.com/haradinaj-po-pergatitet-inskenimi-i-nje-katastrofe-humanitare-ne-veri/