Foto: ZKM

Haradinaj takon prodhuesit vendorë, u premton zgjidhjen e problemit me rrymë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim disa prodhues vendorë, të cilëve u ka premtuar zgjidhjen e problemet të energjisë elektrike.

“Çmimi dhe furnizimi i rregullt me energji, janë çështje e rregullatorit për Energji, por në bazë të kompetencave do të shoh mundësinë e gjetjes së një zgjidhje të kënaqshme për prodhuesit vendorë”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj.

Ai theksoi se sektori privat është promotor i zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Në takim ishin edhe përfaqësuesit e bizneseve të Kosovës dhe një përfaqësues nga ZRRE.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve kërkuan mbështetjen e Qeverisë në ofrimin e kushteve më të mira për zhvillimin e afarizmit të tyre, përfshi politikat më të guximshme në sektorin e tregut energjetik.

Këtë vit, Qeveria e Kosovës e ka shpallur si vit ekonomik.