Foto: Facebook/Ramush Haradinaj

Haradinaj takon përfaqësuesit e  Shoqatës së Mullisëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, ku kanë diskutuar për mbajtjen e qëndrueshmërisë në tregun e Kosovës.

“Me përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, diskutuam modalitetet për vazhdimësinë e mbajtjes së qëndrueshmërisë në tregun tonë dhe u dakorduam që me të gjithë mekanizmat t’i bashkërëndojmë veprimet për të rritur anticipimin strategjik. Pas vendimit për tarifën në importet për mallrat nga Serbia dhe BeH është arritur të mbahet stabiliteti i tregut, me gjithë oscilimet e lehta të çmimeve”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.