Haradinaj takon Nexhat Dacin, flasin për situatën politike në vend

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me të parin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave, Nexhat Dacin.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook, se është gjithnjë kënaqësi që të shkëmbejë mendime për rrethanat aktuale politike me akademikun Daci.

“Si politikan me përvojë të gjatë dhe pjesëmarrës aktiv në shumë procese të rëndësishme të shtetkrijimit, këshillat e Akademik Dacit janë çdoherë me interes për vendin.”, përfundoi Haradinaj.