Haradinaj takon kryeshefin e KOSTT-it, flasin për zbatimin e marrëveshjes së energjisë me Serbinë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka takuar sot krye shefin e KOSTT-it, Ilir Shala dhe ka kërkuar nga ai që të paraqes pozicionin e Kosovës mbi marrëveshjen e energjisë me Serbinë.

Më poshtë është postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

“Në përgatitje për Takimin e 51-të Plenar të Grupit Rajonal të Kontinentit Evropian, që mbahet në kuadër të ENTSO-E takova përfaqësuesit e KOSTT-it, prirë nga kryeshefi ekzekutiv Ilir Shala. Në këtë takim me operatorët e transmisionit dhe anëtarë të ENTSO-E, Kosova do të ketë mundësinë ta paraqes pozicionin e saj të disfavorshëm dhe të kërkojë zbatimin e plotë të marrëveshjes së energjisë nga ana e Serbisë”.