Haradinaj Takon Familjarët e Shtetasve Turq që Prisnin Para Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj doli nga ndërtesa e qeverisë për tu takuar me familjarët e shtetasve turq që u deportuan në Turqi.

Në këtë takim, Kryeminsitri shprehu keqardhje ndaj familjarëve duke iu rikujtuar që janë duke u bërë hetime lidhur me mënyrën e deportimit të gjashtë burrave turq që dyshohet të kenë lidhje me lëvizjen ‘Gyleniste’.

Lidhur me këtë deportim, Kryeminsitri po ashtu dje liroi nga detyra Minstrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe Drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Driton Gashi, sipas tij për mungesë të raportimit ndaj tij lidhur me rastin e të deportuarve.

Familjarët megjithatë kërkuan sqarime nga Kryeministri dhe premtime për sigurinë e tyre.

Ndërkaq Haradinaj u zotua se ngjarje të tilla nuk do të ndodhin më.

“Ju siguroj se nuk do të ketë më befasira, kjo që na ndodhi ishte befasi”, tha Kryeminstri.

Kujtojmë se famijarët e të deportuarve mbrëmë kishin kaluar natën në Aeroportin e Prishtinës pasi kishin dyshime se këta gjashtë persona nuk ishin larguar ende nga Kosova.

 

http://kallxo.com/familjaret-e-shtetasve-turq-tere-naten-ne-aeroport/