Haradinaj Takon Davutoglu-n, e Falënderon për Lobimin për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka pritur në takim, ish- kryeministrin e Turqisë Ahmet Davutoglu.

Sipas njoftimit të zyrës për njoftim të qeverisë, Haradinaj ka vlerësuar rolin e ish- kryeministrit turk për lobimin dhe shtimin e numrit të njohjeve të Kosovës.

“Kryeministri Haradinaj vlerësoi rolin e ish-kryeministrit Davutoglu dhe të diplomacisë turke në lobimin për shtimin e numrit të njohjeve dhe për procesin e përgjithshëm të shtet ndërtimit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Po ashtu sipas njoftimit, thuhet se në takimin mes kryeministrit dhe ish- kryeministrit janë diskutuar edhe zhvillimet e fundit politike, proceset e integrimit euroatlantik dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Sipas Haradinajt në Kosovë është krijuar një klimë e favorshme për investitorët potencial.

Sipas njoftimit, ish- kryeministri Ahmet Davutoglu, ka përgëzuar Haradinajn për dhjetëvjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar të arriturat që janë shënuar në këtë dekadë.