Haradinaj ne takim me fermeret qe protestuan para nderteses se Qeverise Foto: ZKM

Haradinaj takoi fermerët e Ferizajt që protestuan para zyrës së tij

Kryeministri Ramush Haradinaj takoi sot fermerët e Ferizajt të cilët i kishin ardhur para ndërtesës së Qeverisë për të protestuar.

Fermerët e Ferizajt protestuan para zyrës së kryeministrit duke kërkuar kompensimin e dëmeve  natyrore.

Haradinaj është takuara me ta dhe i ka premtuar se do t’i trajtojnë kërkesat e tyre.

“Theksova se Qeveria në vazhdimësi është munduar t’i shqyrtoj dhe akomodoj kërkesat e fermerëve dhe se edhe kërkesa e tyre do të marr trajtim. Shpreha nevojën e krijimit të një sistemi shtetëror për kompensimin e dëmeve, nismë kjo e iniciuar vitin e kaluar në ekzekutiv dhe e cila nuk është trajtuar asnjëherë më parë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj tutje ka shkruar se janë duke punuar për hartimin e një baze ligjore për t’i përkrahur fermerët në raste të tilla.