Takimi i kryeministrit me shefin e AKI-së - Foto: ZKM

Haradinaj Takohet me Shefin e AKI-së

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Driton Gashi.

Haradinaj i ka ofruar mbështetje këtij institucioni për angazhimin e tyre për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

“Kryeministri Haradinaj, me këtë rast ka bashkëbiseduar me drejtorin Gashi dhe stafin e AKI-së, duke i përgëzuar dhe në të njëjtën kohë i ka ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre në ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët dhe Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Javën e kaluar, shefi i AKI-së ka raportuar para Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së, ku sipas kryetares së këtij Komisioni, Donika Kadaj Bujupit, situata në vend është e qetë.

http://kallxo.com/sipas-aki-se-nuk-ka-vend-per-alarmim-ne-veri/

 

Para disa jave në Mitrovicë të Veriut është vrarë përmes një atentati ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq.