Ramush haradinajn në takim me familarët e Agim Ramadanit | Foto: KALLXO.com
Haradinaj Takohet me Familjarë të Agim Ramadanit
Kryeministri Ramush Haradinaj, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij, priti sot anëtarë të familjes së Heroit të Kosovës Agim Ramadani.
Haradinaj tha në takim se Kosova do të dijë të çmojë heronjtë e saj.
“Kryeministri Haradinaj është shprehur se Kosova gjithmonë do të dijë të çmojë heronjtë e saj, së këndejmi nëse çmohet Agimi dhe bashkëluftëtarët e tij, shoqëria e çmon veten dhe rrugën e saj euroatlantike”, thuhet në komunikatë.
Haradinaj më tutje deklaroi se ai i di sfidat me të cilat përballen familjet e heronjve.
“Kryeministri Haradinaj tha se ai si askush tjetër është në dijeni për sfidat nëpër të cilat kalojnë familjet e dëshmorëve, e sidomos familjet që kanë dhënë heronj për lirinë e atdheut”, tha Haradinaj.
Në komunikatë thuhet se familja Ramadani teksa i uroi Haradinajt zgjedhjen kryeministër, i dëshiroi atij suksese, ndërsa Haradinaj deklaroi se familjet e heronjve “janë të interesuara për qeverisje të mirë dhe për ruajtjen e vlerave të lirisë”.