Haradinaj pret në takim afaristë izraelitë - Foto: ZKM

Haradinaj Takohet me Afaristë Izraelitë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të afaristëve izraelitë të prirë nga Arik Grafy, të cilët, sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, e përgëzuan atë për detyrën e re, duke shprehur edhe simpatinë e popullit hebre për shqiptarët.

Përfaqësuesit e bizneseve hebraike u shprehën se lidhjet e vjetra ndërmjet hebrenjve dhe shqiptarëve do të thellohen edhe më tej, përmes mbështetjes politike dhe investimeve në Kosovë.

Sipas komunikatës, kryeministri Haradinaj u zotua se do të punojë në krijimin e mundësive sa më të mira dhe të lehta për investitorët e jashtëm, që ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve kosovarë porse sjellin profit edhe për investitorët, sepse, sipas kryeministrit, Kosova i ka të gjitha mundësitë dhe se tashti Qeveria që ai drejton është fokusuar në zbatim.

Në delegacionin e afaristëve izraelitë ishin Yoely Or, Jonathan Spenser, Miha Groznik, Chaim Sharvit, të shoqëruar nga afaristët kosovarë Mehmet Prishtina, Bekim Geci dhe Agim Keka.

Kryeministri Haradinaj ka marrë sot pjesë në një ngjarje që ka të bëjë me popullin hebraik.

http://kallxo.com/haradinaj-kujton-naten-kur-nisi-vrasja-e-hebrenjve/

Në ditën Ndërkombëtare Kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit, Kryeministri Ramush Haradinaj  tha sot duhet të refelektohet për “Natën e Kristaltë”.