Ramush Haradinaj

Haradinaj: Takimi i Berlinit, diskutim i sinqertë për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mirëpret takimin e Nivelit të Lartë Joformal më 29 prill në Berlin, që bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të kryesuar  nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Sipas tij ky takim do t`i shërbejë vendeve pjesëmarrëse për t`i dhënë pikëpamjet e tyre për shumë çështje, e në veçanti do të jetë avancim në vazhdën e përpjekjeve për normalizimin me Serbinë.

“Ky takim ofron një mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave që rëndojnë rajonin tonë dhe për diskutim të hapur e të sinqertë për mënyrat e avancimit të përpjekjeve drejt normalizimit dhe pajtimit përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haradinja në Facebook.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti i vendit Hashim Thaçi kanë mohuar zërat se në samitin e Berlinit do të ketë një agjendë të fshehtë në lidhje me propozimin e ndonjë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i 29 prillit me liderët e Ballkanit është organizuar nga Gjermania dhe Franca. Liderët e Kosovës dhe të Serbisë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Megjithëse ende nuk dihet agjenda e këtij takimi, ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Shib, më 11 prill tha se ideja e mbledhjes së liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin është për shkak të pezullimit të taksës së Kosovës ndaj Serbisë dhe të vazhdohet dialogu