Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Haradinaj: Statuti i Asociacionit të Bëhet Sipas Kushtetueses

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka informuar sot kabinetin qeveritar rreth mekanizmave punues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Haradinaj tha se ka aktivizuar ekipin për hartimin e draft-statutit për themelimin e asociacionit.

“Hartimi duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe fjalën e fundit do ta japë prapë Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Haradinaj tha se tani nuk ka më marrëveshje të bllokuar nga dialogu në Bruksel.