Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, 25 qershor 2019 - Foto: KALLXO.com

Haradinaj sqaron takimin 'sekret' në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili dje tha se janë zhvilluar takime sekrete me palën serbe.

Ai tha se të gjithë partnerët e koalicionit kanë qenë të informuar për këtë takim.

“Takim i ftuar nga zyra e kancelares Merkel për palët e dialogut teknik mund të quhet konfidencial, por assesi i fshehtë dhe është neë mandatin që ka qeveria, për këtë i kam informuar partnerët e koalicionit me kohë”, tha Haradinaj.

https://kallxo.com/shpend-ahmeti-e-hashim-thaci-polemizojne-per-takimet-sekrete-kosove-serbi/

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka stagnuar pas vendosjes së takës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, me ç’rast Serbia i ka bojkotuar negociatat