Haradinaj sqaron se pse e quajti Vlora Çitakun 'ambasadore të Thaçit'

Kryeministri Ramush Hardinaj është pyetur lidhur me deklaratat që i ka bërë në drejtim të ambasadores së Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, së cilës i tha se është ambasadore e presidentit Hashim Thaçi.

Kryeministri e ka bërë përgjegjëse Çitakun edhe për ‘përkeqësimin’ e raporteve Kosovë-ShBA.

“E vërtetë se ambasadorja në raste të caktuara e ka paraqitur shumë mirë interesin e vendit por kur ne kemi keqkuptime me Washingtonin atëherë ka dyshime të bazuara se arsyet për keqkuptim janë edhe mos paraqitja  e gjendjes reale në vend se çka mendon lidershipi për temat e vendit pra. Kur arrijnë keqkuptime, nëse ka përkeqësim siç po thuhet të marrëdhënieve atëherë të gjithë e kemi një bazë të përgjegjësisë, pra përfshirë edhe ambasadoren”, tha Haradinaj të hënën gjatë një konference për shtyp në Komunën e Gjilanit.

https://kallxo.com/haradinaj-vlora-citaku-eshte-ambasadore-e-hashim-thacit/

https://kallxo.com/citaku-reagon-pas-deklaratave-te-haradinajt-se-ajo-eshte-ambasadore-e-hashim-thacit/