Haradinaj ‘skeptik’ nëse duhet të hyjë në votim kërkesa e Kosovës për INTERPOL

Kryeministri i Kosovës, është shprehur skeptik nëse kërkesë  për anëtarësimin e Kosovës në organizatën më të madhe të policisë në botë – INTERPOL, duhet të hy në agjendën e mbledhjes së radhës e cila pritet të mbahet në Kili.

“Ne jemi në rend të ditës si temë, por ende nuk është hyrë në rend dite edhe votimi, pra sot kam marrë konfirmimin prej drejtorisë së INTERPOL-it, me shkrim se jemi pjesë e diskutimit por ende nuk është vendosur për me hy në votim. Është edhe çështje kalkulimi, a dëshirojmë votimin kësaj here në Kili i cili fatkeqësisht është një vend jo njohës, mirëpo do ta shqyrtojmë këtë, a me e shti në votim kësaj here apo me e lënë në agjendë për një takim të radhës, tjetër të INTERPOL-it”, ka thënë në një deklarim për media pas vizitës në Komunën e Fushë Kosovës.

Në nëntor të vitit të kaluar, për herë të tret Republika e Kosovës, kishte tentuar hyjë në organizatën më të madhe të policisë në botë – INTERPOL. Mirëpo në mbledhjen e 20 nëntorit në të cilin ishte votuar, Kosova kishte dështuar që të jetë pjesë e kësaj organizate.