Foto: Facebook

Haradinaj si në Shtëpi në Familjen e Dëshmorëve Krasniqi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e dëshmorëve Përparim dhe Ardian Krasniqi.

Ai ka thënë se do të jetë përherë mirënjohës dhe krenar për kontributin e çmuar të familjes Krasniqi për lirinë e vendit.

“Sot, pata nderin të jem në vizitë te baca Xhafer, babai i Përparimit dhe axha i Adrian Krasniqit. Me bacën Xhafer, kujtuam ngjarje nga lufta jonë e lavdishme. Kujtuam Adrianin, Përparimin, Zahirin, Ilirin, Luanin e plot djem trima që ranë për atdhe”, shkroi Haradinaj në facebook.

Ai konstatoi se në familjen Krasniqi ndihet si në shtëpi.

“Shtëpia e familjes Krasniqi, ku ndihna si në shtëpinë time, ishte strehë e shumë të plagosurve gjatë kohës sonë më të vështirë. Përherë mirënjohës dhe krenar për kontributin e çmuar të familjes Krasniqi për lirinë e Kosovës”, vijoi postimi i Haradinajt.