Haradinaj: Shpresojmë që BE ta rris fokusin në Ballkan

Kryeministri Ramush Haradinaj  pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se është zor për të që të bëj parashikime për rezultatin e zgjedhjeve në BE.

“Të dhënat që qarkullojnë janë se do të ketë një ruajte të besimit për krahun politik atë që e përfaqëson vetë Gjermania. Shpresojmë që BE-ja do ta rritë fokusimin në Ballkan. Ne jemi në koordinim direkt me Uashingtonin për zhvillimet rreth nesh dhe me fqinjët tonë. Besojmë që një bashkëpunim i ngushtë mes vendeve tona, Kosovës, Serbisë me Uashingtonin me Brukselin me Berlinin a do të mbërrijmë deri të zgjidhja e duhur”, tha ai.

Haradinaj tha se Kosova ka sfida sidomos në raport me Serbinë.

“Serbia po blen armë në Moskë. Ato armë janë për qëllime të luftërave dhe bojnë bukur shumë pare. Me këta i bjen që Serbia merr paren e taksapaguesve të Serbisë dhe po qel vende të punës në Moskë. BE-ja s’po ankohet, po i jep prapë IPA fonde. Nuk po i thotë mos i harxho paret gabim”, shtoi ai.

Kryeministri bëri apel që të ketë më shumë Europë në Kosovë dhe në Ballkan.

“Sa ma shumë Evropë në Kosovë ma pak punë të këqija dhe sa më lehtë të stabilizohet Ballkani”, theksoi ai.

Kryeministri foli edhe për investimet në vend.

“Nuk jam i interesuar ta mashtroj as veten as Kosovën me ndonjë statistikë që nuk qëndron megjithëse jemi keq për vende të punës në Kosovë. Qëllimi është më shume investime të ketë, po bëjmë punë por nuk jemi ku duhet sa i përket invesitorëve”, tha kryeministri.