Haradinaj shpërndau ëmbëlsira policëve që kujdesen për sigurinë e tij

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur ditën e Kurban Bajramit me oficerët e Policisë së Kosovës.

Ai iu ka shpërndarë ëmbëlsira dhe kafe atyre, si traditë e kësaj feste.

“Mëngjesin e kësaj dite feste e nisëm bashkë me Policët e Kosovës, me kafe e ëmbëlsira!”, shkroi ai në Facebook.