Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje

Haradinaj shpalos 24 vendimet e tij “madhore”

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj është përkujdesur që vendimet që i ka marrë qeveria e tij, t`i bëjë publike edhe në rrjetin e tij social facebook.

Haradinaj postimin e tij e ka nisur me mbishkrimin “100% KOSOVË”, duke shtuar se qeveria e tij “guxon të krijojë”.

Në vazhdim mund të gjeni listën e plotë të 24 vendimeve që Haradinaj i ka konsideruar si vendime madhore që janë marrë gjatë qeverisjes së tij.

1. Ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të vendit

  1. Taksa 100% ndaj produkteve serbe
  2. Ligji për Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, shërbimi në Ushtri, FSK
  3. Shmangia e kolapsit energjetik që në ditët e para të Qeverisjes
  4. Statuti i Trepçës, bordi, xhirollogaritë, Trepça 100% Kosovë
  5. Zonat ekonomike në Komuna
  6. Ligji për Investime Strategjike
  7. Ligji i Pagave
  8. Ligji i Prishtinës
  9. Përmbushja e kritereve për Liberalizimin e vizave
  10. Buxheti më i madh në historinë e Kosovës për vitin 2019, në vlerë prej 2.3 miliard euro
  11. Kosst-i i pavarësuar
  12. Njohja e statusit te viktimave te dhunës seksuale gjate luftës
  13. Ligji i Statusit të Punëtorëve Arsimorë për vitet e ‘90-ta
  14. Rikthimi i Pallatit të Rinisë Komunës se Prishtinës
  15. Lirimi nga tatimet në import të pajisjeve të teknologjisë informative me tatim zero doganor dhe lirimet nga taksat doganore për lëndë të parë për prodhuesit vendorë
  16. Zgjidhja e statusit te zjarrfikësve dhe nivelizimi i koeficienteve
  17. Zona e Veçante Ekonomike Amerikane ne Gjakove dhe Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman ne Prizren
  18. Aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dy dekadëshe
  19. Vendimi për kompensimin e orëve shtese për punën jashtë orarit te zyrtareve policore
  20. Fuqizimi i sistemit te drejtësisë përmes: rritjes se pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, miratimi i pakos se ligjeve te Agjendës se Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë
  21. Ligji për ndalimin e lojërave te fatit
  22. Shpëtimi i Telekomit nga kontratat e dëmshme
  23. Kthimi i pronave për nevojat e Komunave të Kosovës

Me 19 korrik, ish kryeministri i vendit Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë para gazetarëve ka lexuar letrën ku ai jep dorëheqje nga pozita e tij, duke njoftuar njëkohësisht se është ftuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në cilësinë e të dyshuarit.