Foto: Facebook

Haradinaj: S’është dashtë me dalë me mendime të ndryshme për taksën (VIDEO)

I ftuar në emisionin “Argument Plus”, ishte kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Sa i përket mendimeve të kundërta të koalicionit qeverisës për taksën, Haradinaj  deklaroi se mirë do të ishte po të ishin bashkë, ashtu siç kanë vendosur ta votojnë taksën bashkë.

“Nuk është dashtë të dalim me mendime të ndara, derisa s’kemi dakordim. Është dashtë me u pritë, nëse kemi dakordim, s’kem pasë nevojë as me fol në publik shumë, por në Qeveri kishim marrë një vendim të çfarëdo natyre qoftë“, ka deklaruar Haradinaj, shkruan rtv21.tv.

Kryeministri theksoi që nuk është mirë që janë dalë mendime se si duhet vepruar tutje pa dakordimin e të gjithë votuesve.

Ai theksoi se ky është një vendim i Qeverisë, dhe kësaj të fundit i takon vendimi përfundimtar./21Media