Ramush Haradinaj ne Mitrovice

Haradinaj: S’do të ketë ndryshim të kufijve në Kosovë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk do t’i falë tokë askujt.

“E kam thënë edhe në Reçak, po e them edhe këtu në Mitrovicë, s’ka më me ia dhënë ndonjë copë të Kosovës dikujt. Edhe pse në Leposaviq jetojnë serbët, ne nuk kemi tokë të huaj, jo vetëm në Kosovë ku kryhet Leposaviqi por edhe më larg ka qenë e shqiptarëve”, tha Haradinaj gjatë një tubimi me strukturat e partisë së tij në Mitrovicë.

Ai shtoi se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në vend.

“NATO  ka hyrë në luftë për aspekt human, nuk lufton dikush për aspekte politike, askush nuk lufton nëse merremi vesh me dhënë diçka apo me marrë diçka, luftërat nuk bëhen për marrëveshje politike, ne nuk kalojmë në ndërrim të kufijve, ne pranojmë vetëm njohje me këta kufij”, tha lideri i AAK-së.

https://kallxo.com/haradinaj-ne-perkujtimin-per-recakun-kush-guxon-le-ti-jep-toke-serbise/

Në këtë tubim të strukturave të AAK-së po marrin pjesë edhe minatorët e Trepçës.

Eset Meha, minator i Trepçës në emërt të minatorëve kërkoi nga kryeministri që të grumbulloj stafin e vet qeverisës dhe komisionet parlamentare që të zgjidhet statusi i Trepçës.

“Trepça nuk është vetëm e Mitrovicës por është e Shalës dhe e gjithë Kosovës. Në kërkojmë nga ju që të interesoheni së bashku bordin që është i formuar në Trepçë dhe ushtruesin e detyrës për të zhvilluar disa biseda me të. Unë ju njoftoj se udhëheqësit e grevës pas përfundimit të saj që ka zgjatur gjashtë ditë, kanë marrë veprime që t’i padisin disa minatorë, andaj në kërkojmë një tubim për zgjidhje të këtij problemi. Njerëzit do të dënohen do t’u paraqiten fletëparaqitje, nuk është e nevojshme të ndodhë kjo, minatorët e përkrahin atë që interesohet për minatorët”, tha Meha.

https://kallxo.com/haradinaj-ne-mitrovice-per-taksen-ndaj-serbise-e-kemi-mbeshtetjen-e-popullit/