Haradinaj rikonfirmon qëndrimin kundër presidentit për korrigjimin e kufirit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar ceremoninë e rivarrimit të 158 dëshmorëve të UÇK-së në Marinë të Skenderajt për të kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit Kosovë – Serbi.

Haradinaj nga Drencia tha se nuk guxojmë t’i lëvizim kufijtë që janë vendosur me gjak.

“Duhet ta ruajmë Kosovën në territorin dhe kufijtë e vet, të jenë të paprekshëm prej askujt. Këta kufij na i kanë lënë amanet këta që po i rehatojmë. Nuk guxojmë të lëvizim atë që është mbrojtur me gjak”, tha kryeministri.

Sipas tij, trupat e dëshmorëve po rehatohen në tokën e vetë.

“Ne ju kemi borxh të gjithë dëshmorëve dhe martirëve. Sot po përmbyllet një borxh i yni”, tha Haradinaj.

 

https://kallxo.com/kadri-veseli-fsk-eshte-ushtria-clirimtare-e-kosoves/