Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje

Haradinaj reagon për aksidentin në Bërnjak të Rahovecit

Ish kryeministri i vendit, Ramush Haradinj ka reaguar për aksidentin I cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku mbetën të vdekur tre persona.

Përmes një postimit në facbook, Haradinaj është shprehur i shqetësuar për aksidentet e shpeshta në komunikacion.

“I shqetësuar nga lajmet për aksidentet e shpeshta në komunikacion me pasojë jetët njerëzore. Familjarëve të viktimave në Bërnjak të Rahovecit iu shpreh ngushëllime të thella, kurse të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tutje ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes në trafik.

“Apeloj të gjithë qytetarët që ta shtojnë kujdesin në trafik, e Policia e Kosovës të rris kontrollin, veçanërisht tani gjatë sezonës verore, kur kemi një komunikacion të ngarkuar”, ka shrkuar Haradinaj.

Për aksidentin nga i cili mbetën të vdekur tre persona, ka reaguar edhe i pari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“U trondita nga lajmi i para pak orëve, ku në një aksident të rëndë trafiku në Bërnjak kanë humbur jetën 3 qytetarë, kurse 3 janë lënduar! Sapo mësova për rastin dola në vendin e ngjarjes, për të kuptuar nga afër se çfarë ka ndodhur. Dua t’i ngushëllojë sinqerisht familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë”.

Latifi ka lutur qytetarët  që të kenë shumë kujdes në komunikacion, sidomos tani që është rritur fluksi i automjeteve në rrugë.

KALLXO.com raportoi më herët për aksidentin në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirje Podrimaj ka  thënë fillimisht për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30

“Rreth orës 16:30, stacioni policor në Rahovec ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Bernjak të komunës së Rahovecit. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe  ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Podrimaj.

Pas disa minutave, Podrimaj e ka konfirmuar edhe vdekjen e personit të tretë.

“Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, viktimat janë dy meshkuj dhe një grua”, ka thënë Podrimaj.