Haradinaj: Qytetarët në Veri dëshmuan pjekuri

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përshëndetur procesin, sipas tij, të rregullt në katër komunat e pjesës veriore të vendit.

“Përshëndes procesin e rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e Kryetarëve në katër Komunat veriore të Kosovës. Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre”, ka shkruar kryeministri në rrjetin social “Facebook”.

Sot janë mbajtur zgjedhjet për kryetarë të 4 komunave në veri të Kosovës.

Zgjedhjet me rezultate bindëse, sipas rezultateve ende të pjesshme të Demokracisë në Veprim, i kanë fituar kandidatët e Listës Serbe.

https://kallxo.com/lista-serbe-shpall-fitoren-ne-veri-video/

.