Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

Haradinaj: Qentë Endacakë Temë Alarmante

Qeveria miratoi sot propozim-vendimin e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve Endacakë.

Ramush Haradinaj tha se çështja e qenve endacakë është bërë temë alarmante, ndërsa më pas lexoi propozim-vendimin e AVUK-ut.

“Sipas këtij vendimi obligohen të gjitha komunat të shpallin gjendje emergjente dhe të marrin masat për trajtimin e qenve endacakë”, tha Haradinaj.

Sipas vendimit, nëse komunat nuk kanë mjete për të trajtuar qentë endacakë, duhet t’i bëjnë kërkesë për këto mjete qeverisë.

Trajtimin e qenve endacakë do ta bëjë AVUK-u, ndërsa përgjegjësinë për këtë trajtim e kanë komunat.

KALLXO.com ka shkruar për raste të sulmeve të qenve endacakë.