Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Haradinaj punon të shtunën inspekton punimet e autostradës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot mori pjesë në ceremoninën e ndërrimit të komandës së konamdatit të KFOR-it Amerikan, Kolonel Nick Ducich.

Kjo ceremoni ka filluar të  mbahet në kampin ‘’Bondsteel’’ në Ferizaj, nga ora 11.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Haradinaj  gjatë ditës së sotme do të inspektojë edhe punimet e autostradës ‘’Prishtinë- Dheu i Bardhë’’, në fshatin Bresalc të Gjilanit, duke filluar nga ora 15:00.