Ramush Haradinaj - kryeministër i Kosovës

Haradinaj: Projekti për Termocentralin është avancuar në masë të madhe nga qeveria para meje

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se projekti për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’ është investimi më i madh i pasluftës në historinë e re të Kosovës, investim privat që sipas tij i kalon 1 miliard dollar.

“Nuk është privatizim, është vetëm investim privat, parja nuk është e qeverisë nuk e garanton qeveria, qeveria merr penallti në rast të dështimit të obligimeve të veta, po nuk e garanton kredinë. Kosova me këtë investim menjëherë fillon me shti në buxhet të hyra”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se këtë projekt më shumë e ka avancuar qeverisja para tij.

“Ky projekt është avancu në masë të madhe nga qeveria para meje dhe ministrat e LDK-së e dinë si ka ndodh kjo dhe janë të konsultuar edhe ditën e nënshkrimit, është marr aprovim për nënshkrim për përkrahje të këtij projekti nga LDK”, tha Haradinaj duke treguar se LDK ka qenë pjesë e përgatitjes së këtij projekti.

Ai shtoi se gjitha qeveritë para tij kanë blerë energji elektrike nga Serbia.

“Në kohën e çdo qeverie prej Bajram Rexhepit që nuk është gjallë më, e deri sot Kosova ende blen energji, çdo muaj blejmë veç ndonjë periudhë të verës ndoshta jo”, shtoi Haradinaj, duke shpjeguar se energjia është rrjet ndërkombëtar dhe se është blerë prej vendit më të afërt Serbisë.