Ramush Haradinaj - Eliot Engel

Haradinaj pret në takim Kongresmenin Engel

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ditën e tretë të qëndrimit të tij në Kosovë do ta nisë me një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Takimi mes tij dhe shefit të ekzekutivit kosovar është paralajmëruar për në ora 09:00 të mëngjesit.

Ndryshe, Engel mbërriti në Kosovë më 4 qershor ku mori pjesë në manifestimet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Ndërsa dje, takoi presidentin Hashim Thaçi, ndërsa më vonë mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Gjakovë-Tropojë e cila mori emrin e tij./21Media